1990

Themeluesi Nebi Dushi hapi dyqanin e parë të pllakave të qeramikës dhe pjesëve të ujësjellësit në qendër të Klinës, duke shënuar fillimin e një udhëtimi të ri në industrinë e ndërtimit.

1995

Në zemrën e Klinës, hapëm një restorant me të njëjtin emër, duke zgjeruar aktivitetet tona dhe duke ofruar një hapësirë mikpritëse për komunitetin lokal.

1997

Ky vit shënoi hapjen e fabrikës së tubave të ujit, një ëndërr e realizuar dhe një risi për Klinën dhe Kosovën. Me qëllime të mëdha dhe një program të perfeksionuar, kishim shpresa të mëdha për të ardhmen.

2000

Në fillim të shekullit të ri, nën hijen e Kosovës së çliruar, përballemi me sfidën më të madhe. Pas kthimit nga statusi i refugjatëve në Shqipëri, gjetëm bizneset tona të shkatërruara dhe përjetuam humbje të mëdha, jo vetëm financiare por edhe në rradhët e familjeve tona.

2003

Për të rifituar forcën dhe për të vazhduar me ëndrrën tonë, hapëm një dyqan të ri në qytetin e Pejës, ku pritja e ngrohtë nga qytetarët na inkurajoi të vazhdojmë përpara.

2005

Duke ndjekur suksesin në Pejë, zgjeruam aktivitetet tona me hapjen e një dyqani të dytë në të njëjtin qytet.

2009

U kthyem në vending dhe hapëm një sallon modern të qeramikës dhe sanitarije, duke u rikthyer në rrënjët tona dhe duke filluar një kapitull të ri.

2016

Viti u shënua me arritje të jashtëzakonshme për ne. Filluam ndërtimin e themeleve për showroomin tonë të ri prej 2000 metra katrorë, një hap madhor që pasqyron të gjitha sakrificat e mëparshme.

2024

Sot, jemi bërë një emër jashtëzakonisht i suksesshëm në tregun e qeramikave dhe sanitarije, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës. Me koleksionin tonë të pasur të brendeve më të reja dhe paisjeve për instalimin e ujit dhe nxemjes qendrore, kemi arritur të qëndrojmë në majë për sa i përket cilësisë në rajon.

Shopping cart

0
image/svg+xml