RRETH NESH
RRUGETIMI YNE
1990: Themeluesi Nebi Dushi hapi dyqanin e parë të pllakave të qeramikës dhe pjesëve të ujësjellësit në qendër të Klinës, duke shënuar fillimin e një udhëtimi të ri në industrinë e ndërtimit.
1996: Në zemrën e Klinës, hapëm një restorant me të njëjtin emër, duke zgjeruar aktivitetet tona dhe duke ofruar një hapësirë mikpritëse për komunitetin lokal.
1998: Ky vit shënoi hapjen e fabrikës së tubave të ujit, një ëndërr e realizuar dhe një risi për Klinën dhe Kosovën. Me qëllime të mëdha dhe një program të perfeksionuar, kishim shpresa të mëdha për të ardhmen.
2000: Në fillim të shekullit të ri, nën hijen e Kosovës së çliruar, përballemi me sfidën më të madhe. Pas kthimit nga statusi i refugjatëve në Shqipëri, gjetëm bizneset tona të shkatërruara dhe përjetuam humbje të mëdha, jo vetëm financiare por edhe në rradhët e familjeve tona. Kjo ishte një kohë e vështirë, ku çdo ditë ishte një betejë për mbijetesë dhe rifillim.
2003: Për të rifituar forcën dhe për të vazhduar me ëndrrën tonë, hapëm një dyqan të ri në qytetin e Pejës, ku pritja e ngrohtë nga qytetarët na inkurajoi të vazhdojmë përpara.
2006: Duke ndjekur suksesin në Pejë, zgjeruam aktivitetet tona me hapjen e një dyqani të dytë në të njëjtin qytet.
2009: U kthyem në vendlindje dhe hapëm një sallon modern të qeramikës dhe sanitarije, duke u rikthyer në rrënjët tona dhe duke filluar një kapitull të ri.
2013: Viti u shënua me arritje të jashtëzakonshme për ne. Filluam ndërtimin e themeleve për showroomin tonë të ri prej 2000 metra katrorë, një hap madhor që pasqyron të gjitha sakrificat e mëparshme. Falë përkushtimit dhe mundit tonë, Zoti na shpërbleu me një sukses të mrekullueshëm që ndjejmë si një triumf të vërtetë. Kjo arritje jo vetëm që na bëri krenarë, por edhe shtyu më tej aspiratat tona për të ardhmen.
2024: Sot, jemi bërë një emër jashtëzakonisht i suksesshëm në tregun e qeramikave dhe sanitarije, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës. Me koleksionin tonë të pasur të brendeve më të reja dhe paisjeve për instalimin e ujit dhe nxemjes qendrore, kemi arritur të qëndrojmë në majë për sa i përket cilësisë në rajon. Suksesi ynë nuk do të ishte i mundur pa përkushtimin dhe saktësinë e stafit tonë, të cilët punojnë me një pasion të palëkundur. Gjithashtu, mirënjohja jonë më e thellë shkon për klientët tanë të kënaqur dhe besnikë, të cilët zgjedhin të mos na ndërrojnë dhe vazhdojnë të mbështesin vizionin tonë.